Dy grupe kriminale që shpërndanin lëndë narkotike u çmontuan nga policia e Tiranës.

Në pranga përfunduan 20 persona ndërsa u shpallën në kërkim katër të tjerë. Megaoperacioni antidrogë i koduar “Harta” u zhvillua pas një procedimi penal të nisur në muajin janar të këtij viti.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/03/tirane-4.mp4

Gjatë tre muajve hetime, agjentët arritën të identifikonin të gjithë anëtarët e dy grupeve si dhe zonat ku ata e shisnin drogën në Tiranë e Kamzë. Sipas policisë, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin kryesisht në afërsi të shkollave, lokaleve të natës por dhe pranë në ambienteve të tjera që frekuentoheshin nga të rinjtë.

Ata shpërndanin, kokainë,  heroinë, e kanabis. Për të shmangur kontrollet e befasishme të policisë ata qarkullonin me automjete të transportit publik ndërsa përdornin dhe mesazhe të koduara.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version