Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me lëvizjen e kolegut të tij demokrat, Ervin Salianji për mbledhjen e firmave, në mënyrë që të zërë vendin e tij si kryetar grupi. Nga një takim që kishte në Sarandë, Alibeaj iu dha një përgjigje lëvizjeve të demokratëve për ta shkarkuar atë nga kreu i grupit.

Edhe njëherë përmendi se ai është kreu i PD-së, e sipas tij, e cilësoi lëvizjen e Salianjit si agresioni.

Lidhur me firmat ka reaguar sot edhe Jorida Tabaku, e cila tha nuk ishte e thirrrur për mbledhje grupi. Madje shtoi se nuk kishte dijeni për procesin.

Ndërkohë që Ervin Salianji vazhdon dhe mbledh firmat e kolegëve demokratë për të marrë postin e kreut të grupit parlamentar. Edhe sot është parë duke zhvilluar takime në selinë e PD-së.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version