Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës, Altin Gusho. Ky i fundit, mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh. Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.

Pas shkarkimit, vendin e Gushos e zë Durim Toska.

Ky i fundit, ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Pogradecit, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version