Shkarkohet nga detyra drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Kryeministri Edi Rama njofton se Bendo “do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”.

Ndersa arsyeja pse Bendo iken nga kjo detyre sipas Rames eshte per te vijuar “studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë”, ne SHBA.

“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama.

Presidenti Bajram Begaj e ka dekretuar shkarkimin e Bendos nga posti që ai mbante.

Bendo ishte emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës, datë 05.11.2018.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version