Prokurori i Tiranës Bajram Breçani është shkarkuar nga detyra. KPK gjeti probleme në dy kritere, pasurinë dhe profesionalizmin. Vendimi është marrë ditën e sotme nga anëtarët e KPK-së. 

Breçani akuzohet se ka liruar një person nga burgu, duke mos vepruar më tej. 

Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version