Shkarkohet nga detyra Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kuçovë, Fatmir Doksani. Ai është shkarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame për disa shkelje të kryera në detyrë.
Ky vendim u mor pasditen e së enjtes së kaluar pas një mbledhjeje partie të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste. ‘News 24’ raporton se mbledhja u shoqërua me debate dhe konfrontime verbale të shumta.
Shkarkimi i Doksanit erdhi pasi dyshohet se ai ka kryer disa shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, duke mos ekzekutuar disa vendime gjykate të formës së prerë për regjistrimit e disa banesave e truallit në rrethin e Kuçovës.
Sot bashkë me urdhrin e pezullimit të tij pritet të emërohet edhe drejtori i ri që është Shkëlqim Braushi. Fatmir Doksani kishte 3-vite në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Kuçovë, ndërkohë që më herët ka qenë për 2 mandate radhazi kryetari i komunës Kozare./News 24

