Sot, u ekzekutua me armë zjarri në lagjen “Kiras” të Shkodrës pranë ish-shkollës veterinare Ismet Çekorja.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka rrethuar skenën e krimit duke mbledhur provat që mund të çojnë në zbardhjen e dinamikës.
Nuk ka informacione as për autorin e dyshuar.
Viktima Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekores, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës si një nga autorët e atentatit të dështuar ndaj Alban Bruçit. Katër ditë më parë, ai foli për mediat duke thënë se djalin e ka të pafajshëm.
Alban Bruçi u qëllua në 25 Gusht me të paktën 19 plumba në Shkodër por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. Ai shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja dhe një person tjetër.

