Në ndjekje të legjendës, por jo vetëm që nuk gjeti arin e premtuar, por për pak humbi dhe jetën. Kjo është historia e Andrea Dervishit, 43-vjeçari ishte nisur drejt Kalasë së Tërvolit në kërkim të thesarit të mbretëreshës Teuta.
Por nuk ka gjetur asgjë dhe ka mbetur i bllokuar në shpellë prej orës 18:35 të së shtunës. Pas 18 orësh, u bë e mundur shpëtimi i tij dhe u dërgua në spitalin e Gramshit me ambulancë, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Andrea Dervishi, 43 vjeç është nga Belshi dhe ishte nisur drejt kërkimit të floririt, së bashku me miqtë të tij. Por vetëm ai ishte futur në shpellë.
Pas shpëtimit, babai i të riut ka reaguar thjesht duke falenderuar forcat RENEA. Ndërsa vetë Dervishi mohoi se kishte lidhje me thesarin, duke u shprehur se ishte piktor dhe eksplorues. Po ashtu, u kërkoi të gjithë eksploruesëve të tjerë kujdes.

