Një debat ka nisur në Shqipëri dhe Kosovë në lidhje me ndryshimin e emrit të rrugës “Ibrahim Rugova”.

3 ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë, vendosi ndryshimin e emërtesave duke bërë që segmenti nga  “Banka e  Shqipërisë’, i cili prej disa vitesh quhej “Ibrahim Rugova: është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ndërsa në vijim segmenti i radhës të quhet “Ibrahim Rugova”, nga Ura e Lanës deri te hyrja e digës së Liqenit Artificial.

Për vendimin ka patur kundërshti në Kosovë, ku gazetari Berat Buzhala e ka quajtur një akt vandal.

Gazetari Andi Bushati mendon ndryshe, ai thotë se masakra e 4 shkurtit nuk duhet të harrohet. Për rrugën Ibrahim Rugova ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë tërhequr votat e tyre për shpalljen ‘Qytetar Nderi’ të Veliajt në Prizren.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version