Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar ditën e sotme se kanë ndaluar transferimet e të dënuarve shqiptarë që vuajnë dënimet jashtë vendit.

Ai tha se nëse do të pranoheshin të gjitha kërkesat kapacitetet në burgjet e vendit tonë do të sillnin mbipopullim në qeli.

Manja theksoi se një element për të ulur numrin e të dënuarve në burgje do të ishte amnistia penale që do të sillte edhe reduktimin e kostove për trajtimin e të dënuarve.

“Sa e gjerë do të ketë kjo amnisti, nëse do ketë ekzekutim të vendimeve penale kjo është çështje që po e studiojmë me drejtorinë e burgjeve. Lidhur me kushtet ose ta nisim me mbipopullimin. Nuk kemi mbipopullim në burgje. Jemi nën kapacitet me një shifër modeste. Por të nderuar.

Nëse marrim edhe kërkesat që vijnë për transferime të të dënuarve shqiptarë që vuajnë dënimin jashtë Shqipërie nga shtetet që kemi nënshkruar marrëveshje  për transferimim numri kalon mbipopullim. Është kjo arsyeja kemi stopuar kërkesat për transferim në pritje të lehtësimit të mbipopullimit. Amnistia do të ishte një mekanizëm  për lehtësimin e kapaciteteve në burgjeve. Amnistia do të ishte një element për të ulur numrin e tyre dhe reduktimin e kostove të trajtimit të të dënuarve.

Unë çfarë do të them do të isha i paragjykuar por referuar raporteve që monitorojnë sistemet e dënimeve në Shqipëri, përmirësimi i kushteve është si nata me ditën. Do ju ftoja që edhe Elbasanin ku ka pasur një kërkesë, ju ftoj që në një moment kur ta çmoni jemi të gatshëm t’ju mirëpresim në institucionet tona të vini të bëni monitorimet e duhura. Që ta konstatoni vetë gjendjen sepse çfarëdo të themi ne do të ishim të paragjykuar”, deklaroi Manja.

Ai foli për kushtet në burgje ndërsa shtoi se kanë dorëzuar në Kuvend një projektligj për të ulur moshën e pranimit në policinë e burgjeve për t’i hapur rrugë edhe pranimeve nga policia e shtetit.

“Është në planet tona që në Vaqarr të kemi një burg të hapur ku do të aplikojmë alternativat për dënim. Ndërsa lidhur me pagat në fakt nëse gjithmonë do të më lejoni se nuk më është dhënë rasti t’i them publikisht. Më vjen mirë që në rritjen e pagave që u bë në shtator përfituesit më të mëdhenj ishin moshat e ulëta. Vështirësia e punës e kësaj kategorie është e jashtëzakonshme, Rritja e pagës shkon nga 40 mijë lekë në 53 mijë e 500 lekë neto.

Grada inspektor shkon në64 mijë lekë. Është rritje e konsiderueshme. Rritja e pagave do të jetë në proporcion me ata të policisë së shtetit. Do të kemi edhe një rishikim të gradave për të bërë përputhje me ato të policisë së shtetit. Kemi sjellë një projektligj për policinë e burgjeve. Do të donim mbështetjen tuaj për ato ndryshime që heq kufizimin e moshës për t’u pranuar në policinë e burgjeve deri në 35-vjeç. Që të hapet rruga për pranime të reja. Që t’i hapet një mundësi edhe punonjësve të policisë së shtetit”, tha ai.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version