Përmes një shorti publik në ambientet e Presidencës janë zgjedhur sot anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Anëtarët e rinj të KED vijnë nga Gjykatat dhe Prokuroritë e rretheve. Kryetari i ri i KED është tashmë Sandër Simoni, i përzgjedhur si anëtar i KED nga Gjykata e Lartë. Ligji parashikon që në rastin kur një anëtar i GJL hyn në KED, ai zgjidhet automatikisht kryetar. Anëtarët e rinj të KED janë dhe dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj dhe Fjona Papajorgji. Në KED hyjnë edhe Arqilea Koça, Fuat Vjerdha Engert Pëllumbi, Arta Marku, Gjon Fusha dhe Enerjeta Shehaj (Deraj).
Anëtarët e tjerë të KED:
Gjykata Kushtetuese: Anëtarë Fjona Papajorgji dhe Altin Binaj. Vitore Tusha anëtare zëvendësuese
Gjykata e Lartë: Sandër Simoni anëtar, Albana Boksi zëvendësuese
Prokuroria e Përgjithshme: Arqilea Koça anëtar, Alma Muça zëvendësuese
Gjykatat e Apelit: Fuat Vjerdha dhe Engert Pëllumbi anëtarë, Genti Shala zëvendësues.
Prokuroritë e Apelit: Arta Marku dhe Gjon Fusha, zëvendësues Moisi Duda
Gjykatat Administrative: Enerjeta Shehaj (Deraj) anëtare, zëvendësues Elda Vrioni.
Emërimet e reja KED vijnë pasi Gjykata Kushtetuese dërgoi listën me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve pranë Presidencës. Sipas GJK këto emra përmbushnin kriteret e parashikuara nga ligji për tu bërë pjesë e shortit. Në KED zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese 1 përfaqësues i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit (Arta Marku dhe Gjon Fusha) dhe 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.

