Jemi në prag të Botërorit dhe viti futbollistik në rang klubesh thuajse ka përfunduar. Për këtë arsye ka ardhur koha për vlerësime mbi lojtarët më të mirë, por edhe për trajnerët që kanë bërë një punë të mirë gjatë këtij 2022.

Prestigjiozja “FourFourTwo” ka formuluar së fundmi një listë me 50 trajnerët më të mirë. Renditja është hartuar në bazë të numrave dhe statistikave që analizojnë performancën e trajnerëve nga e gjithë bota, duke vendosur ndër faktorët bazë rezultatet e marra në bazë të mundësive të ekipeve të tyre.

Vendi i parë i është caktuar Pep Guardiolës, i cili nga shkalla më e lartë e podiumit sheh kolegët Karlo Ançeloti dhe Jurgen Klop. Pesëshja e të parëve mbyllet me italianët Antonio Konte i katërti dhe Stefano Pioli që pasi shpalli Milanin kampion Italie e sheh veten në vendin e pestë.

Të shumtë italianë në listë duke nisur që nga Roberto Mançini, i cili ndodhet në vendin e 18 pavarësisht se la Italinë jashtë Botërori. Gasperini i Atalantës në vendin e 23-të, teksa Spaleti i 27-ti. Disi më larg Murinjo i Romës dhe Juriç i Torinës teksa të fundit italianë në këtë listë janë Roberto de Zerbi dhe Simone Inzagi.

ALEGRI ‘OUT’ – Në rrjete sociale që kur “#AllegriOut” u bë i famshëm, trajneri i Juventusit vendosi t’i mbyllte të gjitha profile. Ja që jashtë një listë ku ai do të donte të ishte e ka lënë edhe “FourFourTwo”. Në fakt, 55-vjeçari nuk figuron mes 50 trajnerëve më të mirë në botë, ndërkohë që klubi e ka bërë më të paguarin në Itali. Kriteri i punës në 12 muajve të fundit e ka djegur strategun e “Zonjës së vjetër” që duke arritur vetëm vendin e katërt në Itali e duke humbur finalen e Kupës dhe të Superkupës, nuk duket se ka merituar të vlerësohet për punën e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version