Agim Ademi, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, njëkohësisht dhe babai i këngëtarit Trim Ademi, të njohur si Capital T është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 48 orë. Prokuroria e Kosovës bën me dije se Ademi akuzohet për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”.

Ademi është marrë në pyetje për disa orë, më pas është nisur drejt paraburgimit. Por, mediat e Kosovës raportojnë se ai është ndjerë keq në qeli. •Është lajmëruar autoambulanca dhe Ademi është dërguar me urgjencë në spital ku do të mbahet në 48 orët e ardhshme. Më pas pritet të zhvillohet seanca gjyqësore.

Ademi është zgjedhur në krye të FFK-së në korrik të vitit 2018. Nuk dihen çështjet konkrete në të cilat ai është përfshirë dhe po akuzohet.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version