Në Rusi shpërthejnë protesta kundër urdhrave të presidentit Vladimir Putin për mobilizim.
Më shumë se 700 persona janë arrestuar në demonstratat në të gjithë Rusinë kundër mobilizimit të pjesshëm të qytetarëve rusë.

Po ashtu mediat raportojnë se mijëra rusë që nuk dëshirojnë të vdesin për Kremlinin kanë filluar të prenotojnë të gjithë vendet e lira në avionët që shkojnë në ato pak vende që ende janë destinacione të mundura.
Sipas agjencive të ndryshme, udhëtimet për Armeni, Gjeorgji dhe Turqi, vendi i vetëm i NATO që ende lejon ardhjen e rusëve pa viza, janë tashmë të blera. Disa prej tyre madje, shiten me shifra që shkojnë deri në 8 mijë euro, duke përfituar nga mundësia e ndryshimit të emrit.
Ata që nuk po munden të ikin në vijë ajrore, po i drejtohen kufijve perëndimorë, ku në veçanti Finlanda, dhe Letonia duken vendet më të kërkuara.