Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në Memaliaj. Për pasojë, shtëpia ka shpërthyer në flakë. Brenda banesës ndodheshin dy të moshuar.
Këta të fundit janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dëmet materiale që zjarri ka shkaktuar në shtëpi janë të shumta.
Njoftimi: Më datë 11.02.2023, rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memalij, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç. Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.

