Zhvillime të reja nga sulmet e njëpasnjëshme në Sudan mes grupit paraushtarak dhe ushtrisë. Ambiciet për pushtet brenda udhëheqësisë ushtarake të shtetit, janë bërë shkak i nisjes së luftimeve në qytetin e Sudanit, Kartim dhe disa qytete të tjera.

Deri më tani raportohet të jenë vrarë 56 persona përfshirë aty edhe civilë. Ndërsa 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum, në mes të ushtarëve të rregullt dhe forcës paramilitare, Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). 

Dy persona u vranë në aeroportin e Khartoum, katër në qytetin fqinj Omdurman, tetë në qytetin Nyala, gjashtë në qytetin El-Obeid dhe pesë në qytetin El-Fasser. Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura të Sudanit filluan sulme ajrore kundër një baze të grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në qytetin Omdurman. 

Forca Ajrore e Sudanit u ka bërë këtë mbrëmje thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi ose në ambiente të mbyllura pasi kryen një kontroll të plotë ajror të zonave ku operon Forca e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF). Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. 

Thirrje për një armëpushim “të menjëhershëm” është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version