Shqiptarët janë kthyer në problem për autoritetet britanike mirëpo nuk po ndalojnë synimin e tyre: Emigrimin. Në videon e postuar në Facebook nga Genc Sejko, shihet rrugëtimi i frikshëm i shqiptarëve që nisen me gomone drejt Britanisë së Madhe, edhe pse është paralajmëruar se do të merren masa apo do transferohen në vende të tjera, si Ruanda.
‘Shqipe, shqipe‘- janë fjalët që thonë të rinjtë në gomone.
Në video shihet qartë që moti nuk është në favorin e tyre, mirëpo ata nuk i humbin shpresat. Të buzëqeshur për kamerën, me jelekë shpëtimi, shpresojnë për një të ardhme më të mirë në Britaninë e Madhe.

