Ofron ligj për amnistinë fiskale dhe penale për “çunat e Londrës”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’, teksa thekson se Shqipëria është në krizë të thellë dhe se 1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Jorida Tabaku

Reagimi i Tabakut:

Shqipëria është në krizë.

1 litër qumësht sot kushton 200 lekë, një litër naftë sot kushton po aq.

35% e shqiptarëve janë në një krizë të thellë energjetikë.

1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5$/ditë.

Familjet tona kanë fuqinë blerëse më të ulët në rajon.

Kriza energjetike pritet të thellohet edhe më shumë.

Inflacioni pritet të rritet njësoj si varfëria në tavolinat e secilit prej qytetarëve.

Çfarë ofron qeveria për t’i paraprirë krizës?

a. Ligji për Amnistinë fiskale dhe penale për “çunat e Londrës”

b. Ligji për Pasaportat e Arta për oligarkët dhe pastrimin e parave

c. Hapjen e Lojrave të Fatit për interesat klienteliste të qeverisë.

Askush nuk ka dëgjuar politika për lehtësimin e krizës;

a.0 politika fiskale për uljen e taksave sidomos tek karburanti

b. 0 politika për çlirimin e tregjeve nga monopolet

c. 0 politika për uljen e shpenzimeve për PPP-të dhe koncesionet.

Për kë qeveris Rama?

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version