Zyra e Punës në Shqipëri thotë se nga afro 10 mijë vende të lira pune që kanë qenë në dispozicion, janë plotësuar vetëm gjysma për dy muaj. Në një prononcim për TVKlan, Gertiola Cepani, Përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit thotë se paga dhe kushtet e punësimit janë arsyet që bëjnë që njerëzit të refuzojnë këto vende pune. Nga ana tjetër, mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në problem në Shqipëri dhe bizneset duhet të reflektojnë,
“Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në problem në Shqipëri. Sektori i shërbimit duket se po e vuan më së shumti këtë problem. Në qoftë se i referohemi dy muajve të parë të vitit ne kemi mbi 10 mijë vende pune të shpallura nga biznesi ku mbi 5 mijë vende janë plotësuar me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës. Rreth 4 mijë vende të lira pune. Pagat, që nuk janë shumë të kënaqshme, kushtet e punës, oraret e zgjatura. Por ka edhe arsye sociale ekonomike, shëndetësore, shume vende pune janë shumë larg vendit të banimit, kemi mungesë transportit për disa punonjës, ka mungesë në kopshte, çerdhe dhe i kanë fëmijët larg, janë persona mbi 55 vjeç”, thotë Cepani.

