Një 49-vjeçar shqiptar është vrarë mëngjesin e së martës në Itali. Petrit Caka u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja në banesën e tyre në qendër të qytetit Castelli.
Ai kishte shoqëruar fëmijët për në shkollë dhe më pas kishte shkuar për të bërë pazar. Këto ishin lëvizjet e fundit të viktimës mëngjesin e 13 dhjetorit në Rocca Priora.
Për të zbuluar kontaktet e fundit të tij karabinierët po analizojnë thirrjet telefonike të Petrit Cakës.
Kishte takim me dikë apo ishte ndjekur?
Në banesë nuk janë konstatuar shenja të hyrjes me forcë dhe ekziston hipoteza se viktima e njihte vrasësin e tij.
Autopsia pritet të hedhë më shumë dritë mbi arsyet e vrasjes së 49-vjeçarit shqiptar.
Ai shkonte në sallat e lojërave elektronike dhe luante kumar, ndaj dyshohet se vrasja lidhet me ndonjë borxh që mund të ketë pasur.

