Një 34-vjeçare ka bërë kallëzim për pengmarrje ndaj partnerit të saj.
Sipas mediave greke, një 34-vjeçare me origjinë nga Maroku ka ngritur padi ndaj partnerit të saj shqiptar 43-vjeçar, i paidentifikuar me emër, për penmarrje. Nga ana e tij, 43-vjeçari ka paditur gruan për një denoncim të rremë.
Sipas informacioneve, 34-vjeçarja do të kontrollohet nga mjekët psikiatër, për të zbuluar më shumë lidhur me gjendjen e saj mendore.

