Fredi Krasniqi u la në burg. 46-vjeçarit, të cilit iu gjet një shtëpi bari si dhe një arsenal armësh në Shijak, iu dha masa e sigurisë. Ndërkohë që vëllai i tij Selman Krasniqi ndodhet ende në arrati. Gjatë seancës së sotme, Krasniqi u shpreh se kanabisin e kishte kultivuar pasi i duheshin lekët për një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa për arsenalin e armëve, theksoi se i kishte që nga viti 1997 dhe se ishin të paprekura. Këto deklarata i përforcoi dhe avokati i tij Aleksander Ndrejaj.
46-vjeçari Fredi Krasniqi që u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak i është dhënë masa e sigurisë. I paraqitur në Gjykatën e Durrësit, Krasniqi është lënë në arrest me burg. Gjatë seancës së sotme, Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale.
Ndërkohë që nga operacioni i policisë është shpallur në kërkim dhe vëllai i Fredit, Selman Krasniqi, i cili ishte bashkëpunëtor në shtëpinë e barit e hapur në vilën 4 katshe. Por mësohet se 43-vjeçari nuk ndodhet fare në Shqipëri, por është larguar drejt Italisë.
2 ditë më parë në dy katet e fundit të një vile 4 katëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale.

