Shtyhet sërish seanca gjyqësore në lidhje me ccështjen “Babale”. Në gjykatën e Apelit sot mori pjesë vetë deputeti Ervin Salianji, i cili me anë të avokatit të tij mbrojtës, Ledio Brahos, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatorë Etlira Petri. Një nga arsyet ka të bëjë me bashkëshortin e saj, Sokol Sadushin, i cili ka gjykuar përjashtimin e kësaj çështje në Gjykatën e Lartë. Tjetra, sipas tij, ka të bëjë me detyrën e Edlira Petrit, si gjyqtare mediash pasi ka bërë reagime në konfliktin e PD-së. Dhe arsyeja tjetër me nxjerrjen e datës së këtij gjykimi në kundërshtim me kodin. Sipas Salianjit është caktuar data para se të rishortoheshin dosjet dhe kjo është bërë me qëllim mosrishortimi. Ndërsa në fund, pas gjithë pikave të listuara për të përjashtuar gjyqtaren, Salianji tha po ashtu se relatorja ka lidhje familjare me vëllain e viktimës akuzuese, Fatmir Xhafajn, ish-ministër i Brendshëm i vendit.

Kërkesë për përjashtimin e gjyqtares relatore ka bërë edhe avokati Endrit Sefa që mbron Jetimir Olldashin. Sipas Sefes, gazetari Jetimir Olldashi ka mbajtur qëndrim për vettingun e relatores dhe bashkëshortin e saj. Por palët nuk janë vetëm në salllë, pasi i pranishëm është edhe avokati i Geron Xhafës, Adrian Vishaj. Në mbështetje të deputeti demokrat kanë shkuar edhe kolegët e tij Luçiano Boçi dhe Flamur Noka. 

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version