Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë ne burgun e Kosovës të Lushnjës, pasi është dënuar për shpërdorim detyre, i rikthehet sërish dyerve të Gjykatës.

Burime për korrespondentin e Panorama bëjnë me dije se Tahiri i ka dërguar sërish një kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit.

Seanca ishte caktuar ditën e sotme, e hënë 10 tetor.

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan u mblodh në orën 13:30 për të shqyrtuar kërkesën, por e shtyu seancën për shkak të një fatkeqësie në familjen e avokatit të Tahirit, Maks Haxhisë.

Gjyqtarja e caktuar për të shqyrtuar kërkesën e Sajmir Tahirit është Pajtime Fetahu.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Kjo Gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version