Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi është shprehur se Partia Demokratike do të marrë fonde për zgjedhjet lokale të 14 majit, bazuar në nenin 180. Në një konferencë për gazetarët, duke marrë parasysh zgjedhjet pararendëse, Celibashi tha se PD nuk do të marrë më pak se në vitin 2015, zgjedhjet e fundit lokale që ka marrë pjesë. Përsa i përket fondit që do u ndahet partive politike për fushatën zgjedhore, kreu i KQZ tha se nuk do të jetë më i vogël se 130 milionë lekë, por që kjo gjë i takon Kuvendit. 

Pjesë nga konferenca: 

Është një vendim që do të duhet ta marr dhe s’po e bëj publik. Ligji ka përcaktuar në nenin 180 që merr fonde partia që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse në 2019. E dimë që PD s’mori pjesë por neni 180 ka përcaktuar në referim do merren sipas rastit të 2015 dhe 2017. Ka një përjashtim që për ato që s’kanë marrë pjesë në këto zgjedhje do merret në konsideratë procesi i 2019. Ne nuk kërkojmë fond se është cështje që i takon Kuvendit dhe vendos se sa para do të vendosim në dispozicion të partive politike për fushatën e tyre zgjedhore. Ky fond nuk do jetë më i vogël se 130 milionë. Megjithatë është cështje e Kuvendit dhe nuk kemi obligim. Ne kemi bërë një lloj kujtese që ka fonde që vihen në dispozicion të cilat janë apo alokojmë me qëllim që të marrim masat.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version