Që prej janarit të këtij viti, kur u emërua nga këshilli i lartë i drejtësisë si gjygjtare e shkallës së parë në Shkodër, Fildeze Hafizi ka trajtuar disa raste për dhunë në familje, prej së cilës humbi edhe vetë jetën.
Ajo ka dënuar me 12 muaj burgim Besnik Ademin, i cili sipas vendimit të dhënë nga Hafizi, përfitonte edhe ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Por në një rast tjetër, gjyqtarja është treguar edhe e mëshirshme duke dënuar një shtetas për dhunë në familje vetëm me shërbim prove. Hafizi urdhëronte që ky shtetas gjatë kohës së provës mos frekuentonte lokale që shërbejnë pije alkoolike pasi mesa duket ai ka qenë problematik në këtë drejtim dhe pasojat kanë rënduar mbi familjen.
38 vjeçarja kishte në ‘ dorë ‘ edhe cështje të tjera për dhunë në familje të cilat do ti shqyrtonte në ditët në vijim, por kjo plagë e shoqërisë shqiptare i mori jetën edhe vetë asaj.
