Sir Arthur Evans, arkeologu i njohur anglez, është fajtor për derdhjen e betonit në atë që ai pretendonte se ishte pallati i humbur i Knossos në Kretë. Megjithatë, sot ai admirohet gjerësisht në Greqi. Tani historia e plotë e Knossos, shtëpia e supozuar e minotaurit – përbindëshi gjysmë njeri, gjysmë dem- do të shfaqet për herë të parë në një ekspozitë të madhe britanike.

Ishulli i Kretës
Udhëtarët kërkuan më kot për labirintin e nëndheshëm të mitit grek – deri në vitin 1878 kur Kalokairinos gjeti mbetje të lashta. Por ai nuk ishte në gjendje të gërmonte në Knossos sepse ishulli ishte nën kontrollin e pjesshëm të perandorisë osmane dhe çdo gjetje e rëndësishme rrezikonte eksportin në Turqi. Pra, në vitin 1900, ishte Evans ai që fitoi lejen e autoriteteve të Kretës për të gërmuar – për aq kohë sa priste shpalljen e pavarësisë.
Evans ishte i bindur se kishte zbuluar Labirintin e vërtetë dhe gjeti prova në afresket shumëngjyrëshe, pllakat e shkrimit prej balte dhe një dhomë froni prej guri të paprekur. Ai e quajti ndërtesën e labirintit “Pallati i Minos” dhe vërtetoi se ishte rreth 4000 vjet i vjetër. Ai gjithashtu popullarizoi termin “minoan” për të përshkruar qytetërimin e hershëm të Kretës.

Afresket e gjetura
Por nëse Knossos është me të vërtetë vendi i labirintit mitik, kjo mbetet “një pyetje e hapur”.

