Gazetarja Ola Xama pak më herët zbuloi një artikull të publikuar në BIRN, se sipas SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj është propozuesi i projektit të inceneratorit të Tiranës. Pas shkrimit, gazetarja mori disa mesazhe fyese dhe intimiduese nga Erion Veliaj, të cilat u dënuan gjerësisht nga organizatat e lirisë së medias.
TPZ.al ka arritur të sigurojë mesazhet e kryebashkiakut të Tiranës, që i drejtohet gazetares Xama me fjalët “killer me pagesë, “nuk je gazetare”, “militante”, etj.
Organizatat ndërkombëtare të lirisë së medias, dënuan sulmin nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kundër gazetares, pasi kjo e fundit raportoi mbi hetimet e Prokurorisë së Posaçme për rolin e tij në procedurat e kontratës koncesionare për trajtimin e mbetjeve në Tiranë.
Veliaj nuk iu përgjigj fillimisht një kërkese për koment, por një ditë pas publikimit i shkroi Xamës në aplikacionin Whatsapp, duke pretenduar se kishte ngatërruar faktet dhe e quajti atë “militante”. Veliaj pretendoi se propozimi i tij për PPP në trajtimin e mbetjeve nuk ishte i njëjti me projektin që u miratua, dhe që po hetohet aktualisht nga SPAK.
sms






