Në 7 Mars, zhvillohet samiti i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg ka ftuar në samit presidentin Bajram Begaj. Presidenti do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Kur kanë ngelur edhe 4 ditë nga çelja e Samitit, zyra e kryeministrit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, nëse Rama do jetë i pranishëm.

Kujtojmë se edhe në konferencën e Mynihut, e zhvilluar në fund të muajit shkurt, Rama u duk më i distancuar. Ai nuk u pa në asnjë foto me liderët e tjerë, vetëm me zyrtarë të ndryshëm. 

Nuk dihet nëse çështja McGonigal dhe përfshirja e oligarkut rus, Oleg Deripaska, i sanksionuar edhe nga BE, si pjesë e paketës së sanksioneve kundër Rusisë, të ketë ndikuar në vendimet që marrin liderët europianë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version