Një rast i frikshëm i përdhunimit të një të miture, është zbuluar në Britani. Sipas raportimeve të mediave britanike, policia ka akuzuar 24 burra të moshës nga 32 deri në 63 vjeç për përdhunim, prostitucion të detyruar dhe vepra seksuale ndaj një vajze 13-vjeçare.
Policia e West Yorkshire tha në një deklaratë se hetimi për shkeljet seksuale të fëmijëve në qytet kishte çuar në paraqitjen e dhjetëra burrave të dyshuar para gjykatave këtë muaj.
Në lidhje me këtë rast të veçantë, 24 burrat akuzohen për vepra penale që përfshijnë një vajzë, të cilat thuhet se kanë ndodhur në zonën e Bradfordit midis 2007 dhe 2011.
Akuzat janë për vepra, përfshirë përdhunimin e një fëmije 13-15 vjeç, komplot për përdhunim dhe detyrim për prostitucion të një fëmije 13-17 vjeç.
Pesë burra u paraqitën në Bradford Crown Court më 14 shtator, pesë të tjerë më 21 shtator, gjashtë në 23 shtator dhe shtatë në 30 të të njëjtit muaj.
Javën e kaluar një 35-vjeçar u bë personi i 24-të që u paraqit në të njëjtën gjykatë, pasi u akuzua për përdhunimin e një fëmije të moshës 13-15 vjeç./Dosja.al

