Deputeti Zvonimir Steviç zuri faqet e para të lajmeve, pasi u kap duke parë video porno në seancën plenare ku po diskutohej çështja e Kosovës. Disa orë më pas, pasi bëri bujë në rrjet njoftoi dorëheqjen nga mandati.
Por duket se nuk kishte vullnetin e tij të plotë. Kreu i SPS-së, Ivica Daçiç, i kërkoi Steviçit lënien e mandatit.
Zvonimir Steviç nuk ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij në Kuvendin e Serbisë me iniciativë të tij, por është dashur t’i kërkohet një gjë e tillë. Mediat serbe raportojnë se kreu i SPS-së, Ivica Daçiç, pyeti Steviçin, duke e gjykuar se përse shihte në Kuvend filma për të rritur.
“Ky është një skandal dhe një fatkeqësi. Duhet do të jepni dorëheqjen. Nuk mund të jesh më deputet sepse nuk e përballon dot këtë. Së dyti, kudo që të paraqiteni, çfarëdo që të thoni, gjithmonë do të mbeteni si një deputet që sheh porno. Ku ju lindi ideja për të parë porno në Kuvend?,”-mësohet se i ka thënë Daçiç.
Në vend që të shpjegonte aktin e tij jashtëzakonisht të papërshtatshëm, Steviç filloi të fliste se si sigurimi i Kuvendit e kishte informuar se po filmohej. Në fillim, Stevçqi u përpoq të mbrohej duke treguar historinë e xhirimeve të të gjithë deputetëve, por atij iu tha qartë se ky nuk ishte justifikim për atë që bëri. Pas kërkesës së Daçiçit, i gjithë grupi parlamentar i socialistëve ra dakord që “Steviçi duhet të largohet nga Kuvendi”.
“Unë jam ushtar partie. Unë do të bëj atë që ju kërkoni,“-tha deputeti i dorëhequr.
Steviç ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, si dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Legjislacion dhe zëvendës anëtar i Komisionit për Çështje Administrativo-Buxhetore dhe Mandat-Imuniteti. Në të njëjtën kohë, ai është kryetar i komitetit krahinor të socialistëve për Kosovën.

