Zv kryeministrja Belinda Balluku u pyet në konferencën për mediat me ambasadoren e BE, lidhur me politikat e qeverisë për incenerimin si dhe miliona eurot që janë dhënë nga shteti për inceneratorët ndërkohë që këto para janë zhdukur dhe pronarët e tyre janë në kërkim nga drejtësia.
Balluku tha se incenerimin nuk e ka shpikur Shqipëria, por se është marrë modeli i vendeve evropiane.

Ndërkohë lidhur me hetimet për inceneratorët, Balluku tha se qeveria nuk ndërhyn tek drejtësia dhe se një gjykim duhet të jepet sa më shpejt.
Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku: Projektet, drejtësia bën detyrën dhe në Shqipëri ka nga 2013, që drejtësia e qeveria i kanë rrugët e ndara.
Ne nuk ndërhyjmë kurrë në vendimet e drejtësisë, nuk e kemi bërë s’do e bëjmë, nxisim drejtësinë të marrë në shqyrtim dosjet që kanë dritëhije.
Sa i përket qeverisë e mjedisit, progresi që ka bërë qeveria në çështjet e mjedisit në 9 vite janë të pakrahasueshme me progresin në rajon e për të mos u krahasuar me Shqiperine para 2013.
Nga mbrojtja e lumit të fundit të egër në Shqipëri, në Evropë, janë fakte të pamohueshme, për lagunën e Karavastasë, Nartës, pyjet që shtohen dita ditës, parqet.
Incenerimit, Shqipëria nuk e ka shpikur nëse patentën do e mbante Shqiperia do kishim bërë emër.
Inceneratoret përdoren në cdo vend të Evropës e si pjesë e riciklimit, të ndarjes së mbetjes. Nuk e di ke do preferonit ju, fushën afer Durresit apo plehrat e ndara dhe të inceneruara?
Problemi me drejtësinë i pronareve te inceratoreve, nxisim drejtesinë të marrë gjykimin e duhur e sa më shpejt. Sa i përket pastrimit të Shqipërisë nga pirgjet e plerhave ne besojmë që puna flet më shumë se fjalët.

