Prokurorët rumunë kanë nën vëzhgim për 5 mjekë të dyshuar se ishin të përfshirë në një rrjet që hoqte implantet mjekësore nga të vdekurit për t’i ripërdorur te pacientët. Një mjek që punonte në një spital në qytetin lindor të Iasi është në paraburgim pasi besohet se ka qenë kreu i rrjetit. 4 të tjerët i jepnin implantet e zemrës që i hiqnin nga kufomat pa lejen e familjeve të tyre.
Prokurorët vlerësojnë se mjeku kishte kryer 238 operacione në 7 vjet, duke filluar nga viti 2017, duke përdorur implante që ose u ishin hequr ilegalisht njerëzve të vdekur, duke rrezikuar jetën e pacientëve të tij.
Sistemi shëndetësor i Rumanisë është një nga më pak të zhvilluarit ndër vendet e Bashkimit Evropian dhe fenomenet e korrupsionit nuk janë të rralla. Në 30 vitet e fundit, vetëm një spital është ndërtuar në Rumani, vendi ka shpenzimet më të ulëta shëndetësore në të gjithë BE-në, ndërsa dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë kanë ikur jashtë vendit.

