Sindikata e pedagogëve do mbajë ditën e sotme një protestë kombëtare. Kjo lëvizje përshkallëzon bojkotin, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rritja e pagave.
Sipas Sindikatës, protesta do të nisë në orën 11:00, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.
Kjo është dita e 4-të e protestës së pedagogëve, të cilët që në nisje të vitit akademik, kanë bojkotuar mësimin, duke marrë edhe përkrahjen e studentëve. Qytetet si Tirana, Elbasani, Shkodra, Vlora apo Gjirokastra, kanë mbështetur bojkotin.
Pedagogët, kanë parashtruar një muaj më parë për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit një listë me 9 kërkesa, në të cilat foksi është rritja e pagës.

Mëngjesin e sotëm ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai hedh akuza ndaj Sali Berishës, duke thënë se një “Non Grata” po e nxit këtë protestë, ndërsa thekson se nuk do të bëhet asnjë vetting për pedagogët.

