Sot është një ditë feste për Sali Berishën! Kreu i Partisë Demokratike, feston sot ditën e lindjes. Berisha mbush 78-vjeç dhe në këtë ditë urimet nuk i kanë munguar. Vetë ai ka ndarë një foto të tijën dhe bashkëshortes Liri Berisha, duke përcjelllë një mesazh. Kryedemokrati, thekson se në këtë ditëlindje, udhëton në dy stinë. Në atë të vjeshtës së jetës dhe në pranverën e re politike, duke iu referuar kryesimit të PD-së.
POSTIMI I BERISHËS:
Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb
Berisha është uruar për ditëlindje edhe nga miku i tij, Ilir Meta, i cili ka postuar në Facebook një foto të tij së bashku me një urim.

