Arben Kraja ka uruar tre kandidatët që garojnë për postin kreut të ri të SPAK. Ai ka ndarë një foto krah tre prokurorëve të tij në ditën e fundit në krye të prokurorisë së posaçme.

Ai i uron suksese në garë tre kandidatëve dhe shton se SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë.

“Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, shkruan Kraja.

Edvin Kondoli, Altin Dumani dhe Adnan Xholi garojnë për drejtuesin e ri të prokurorisë së posaçme. Ata do të votohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën që pritet të nisë në orën 10:00.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version