Procedimit penal i nisur ndaj biznesmenit Orest Sota për shumën prej 863 mijë eurove të pajustifikuara i është bashkuar tashmë dosjes së Saimir Tahirit dhe vëllezërve Habilaj.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmuan për sosnews faktin se të gjithë personat nën hetim do hetohen në kuadër të procedimit numër 134 të vitit 2016.

Personat nën hetim

1.Saimir Bashkim Tahiri
2.Orest Lefter Sota
3.Moisi Ciko Habilaj
4.Florian Ciko Habilaj
5.Artan Ciko Habilaj
6.Armand Bimo Koçerri etj.

Në vitin 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda për subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj , Artan Habilaj , Armand Koçerri etj, ka zhvilluar hetim në rang të procedimeve me nr.134 të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017

Me datën 17.10.2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar Procedimin Penal  me nr.313 ndaj Saimir Tahirit ish ministër i brendshëm , vëllezërve Habilaj dhe lidhje të tyre shoqërore për veprat penale të Trafikimit të narkotikëve ” kryer në bashkëpunim , në formën e grupit të strukturuar kriminal , parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarëvë të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Prokuroret e ceshtjes B.Hajdarmataj, E.Imeraj, G.Osmani

Me datën 2 Nëntor  2017 regjistrohet fillimisht në Elbasan pastaj transferohet tek Krimet e Rënda procedimi penal ndaj Orest Sotës për  fshehje të të ardhurave i cili u arrestua në flagrancë, pasi u kap me 863 mijë euro dhe dy patentat e Saimir Tahirit.

Konform nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale me datën 18.10.2017 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur bashkimin e procedimeve penale me Nr. 134 të vitit 2016, 164 të vitit 2017, 313 të vitit 2017 dhe procedimine  fundit ndaj subjektit Orest Sota në një procedim të vetëm dhe më konkretisht procedimin penal me nr. 134 të vitit 2016.

Ndaj Tahirit, Sotës, Moisi, Artan dhe Florian Habilajt si dhe Armand Koçerrit etj, krahas veprave penale që dyshohet se kanë konsumuar  të cilat u janë komunikuar ka nisur dhe një hetim pasuror gjithëpërfshirës.

Bashkimi i procedimeve nisi fillimisht pas publikimit në media të  dosjes voluminoze të Prokurorisë së Katanias ndsj vëllezërve Habilaj që në përgjimet ambjentale e transkriptuara përmendnin Saimir Tahirin si personi që i kishte favorizuar dhe të cilit do ti çonin euro si shpërblim për krijimin e akseseve nëpërmjet strukturave policore me qëllim  trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë nga viti 2013 deri në vitin 2015./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version