Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka arrestuar 5 persona, mes tyre Akil Nerjaku, emrat e të cilëve ende nuk dihen. Rrëfimi i një bashkëpunëtori të drejtësisë i ka çuar ata në arrestim.
Nerjaku ishte shënjestra e një atentati me snajper në Durrës në shtator të vitit 2022. Nerjaku bashkë me 4 të tjerët janë zbuluar nga SPAK si të përfshirë në një dosje, por nuk dihen më shumë detaje.
Urdhër arrestet lidhen edhe me kontrollet që u ushtruan dje në banesën e Ramazan Rrajës, ku ai nuk u gjet.

