Eljo Bitri, i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Belgjika për vrasje është dënuar me 30 muaj burg nga drejtësia holandeze. Bitri ka tentuar të kalojë kufirin në De Lutte me tre armë zjarri të mbushura dhe dy vute e gjysm do t’i kalojë pas hekurave.

Vendimi është marrë sot nga gjykata e Almelos. Bitri u arrestua bashkë me një tjetër person, të identifikuar si Ohran K., 49 vjeç. Fillimisht, ai u tregoi autoriteteve dokumentet false dhe më pas u ‘dorëzua’ e zbuloi para tyre identitetin e vërtetë.

Në momentin që do të mbarojë dënimin, Bitri do të deportohet drejt Shqipërisë, pasi SPAK e ka shpallur në kërkim për vrasje. Për të njëjtën akuzë e ka shpallur në kërkim dhe Belgjika. Emri i tij doli nga dëshmia e të shumëkërkuarit që u bë i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ai njihet edhe me emrin Bledar Debrova dhe Dumani deklaroi se ishte përfshirë në planifikimin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit. Gjithashtu akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit dhe se ka qenë personi që ka sulmuar me eksploziv banesën e Talo Çelës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version