Spanja dhe Gjermania përballen në ditën e dytë të grupit E, në një duel që do të luhet në orën 20:00 në stadiumin Al Bayt dhe që mund të nënkuptojë kualifikimin e ‘La Roja’-s ose eliminimin e gjermanëve.

Si arrin Spanja? ‘La Roja’ mbërrin në ndeshjen kundër Gjermanisë, pas ekspozitës së saj në debutimin ndaj Kosta Rikës. Luis Enrique mediton për të bërë disa rregullime në formacionin startues, me Eric García dhe Carvajal që janë dy lojtarët që kanë më shumë opsione për të hyrë në formacionin e kësaj ndeshjeje. Lëvizshmëria e sulmuesve gjermanë është ajo që do të shkaktonte ndryshimin e partnerit të Laportes. Aty ku nuk duket se do të rrotullohet gjë është në qendër të fushës: Busquets, Gavi dhe Pedri janë tre lojtarë të paprekshëm për momentin. Trajneri ka këmbëngulur se fitorja ndaj Kosta Rikës ishte vetëm tre pikë dhe se ende nuk është bërë asgjë. “Intensiteti do të jetë maksimal, nuk do të relaksohemi”,- ka siguruar trajneri.

Ja dhe formacionet e mundshme të Spanjës dhe Gjermanisë:

Si arrin Gjermania? ‘Panzerat’ vinë të tronditur pas disfatës ndaj Japonisë në ditën e parë. E hutuar dhe nën presion, sepse skuadra gjermane nuk është eliminuar asnjëherë dy herë radhazi në fazën e parë të Botërorëve. Ekipi i Flick është në tela, të cilit i është dashur gjithashtu të dëgjojë kritika të ashpra nga Manuel Neuer dhe Ilkay Gündogan. Atmosferë e përzier në grumbullimin gjerman, por lojtarët nga Spanja paralajmërojnë: “Gjermania është gjithmonë Gjermani”, pavarësisht humbjes nga Japonia. Trajneri gjerman nuk pritet të revolucionarizojë formacionin e skuadrës së tij.

Dueli i ndeshjes? Pedri kundër Musialës. Spanjolli është 20 vjeç dhe gjermani 19. Dy futbollistët më të talentuar në Spanjë dhe Gjermani. Një duel i cilësisë dhe saktësisë më të lartë në mesfushë, pa lënë pas dore as aspektin fizik: dy bisha, me më shumë klas për spanjollin dhe më shumë fuqi për gjermanin. Tema e golit është në pritje për të dy lojtarët: 0 në 15 ndeshje për Pedrin dhe vetëm 1 në 18 ndeshje për Musialën. Futbolli në Spanjë dhe Gjermani kalon nëpërmjet tyre.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version