Svetlana Timofeeva u paraqit ditën e sotme para gjykatës me kërkesë të prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit. Mirëpo, trupi Gjykues ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e afateve të paraburgimit.

“Afati i paraburgimit të Timofevës ka skaduar më 20 shkurt. Kishim bërë kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit, ndërkohë jashtë afateve Prokuroria kërkoi zgjatje afati. Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e Gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë, as kjo nuk u mor parasysh. Është e papranueshme”.– tha avokati i saj, Saimir Vishaj.

Timofeeva, e arrestuar dhe nën hetim në Shqipëri që prej gushtit të vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit, u shpall në kërkim edhe nga Rusia me të njëjtat akuza, në një çështje që njësoj si ajo në Shqipëri përfshin hyrjen dhe fotografimin në mjedise gjysmë të braktisura ushtarake të epokës sovjetike. Por ndërsa pret përfundimin e hetimeve në Shqipëri ku pretendon pafajësi, Timofeeva e kundërshton ekstradimin në Rusi.

Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan nga policia pasi po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh. Ata tentuan që të futen në ambiente e brendshme të magazinës, pasi u diktuan nga ushtarët shqiptarë të cilët u  bënë shenjë që të ndalojnë. Ndërsa Svetlana Timofeva ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që të mos lejojë ekstradimin e saj drejt Moskës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version