Star up-et e dhëna si ‘qoka’ nga ministrja për sipërmarrjen, Edona Bilali janë bërë sot pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Ishte deputetja Ina Zhupa, ajo që citoi investigimin e emisionit “Piranjat” dhe kërkoi që Bilali të nxjerrë fakte e prova që të vërtetojë që nuk ka shpërdoruar findet e kësaj iniciative për të financuar nismat e reja innovative. Por, Bilali nuk ka asnjë sqarim. Ajo sulmoi emisionin “Piranjat” kur tha se u ka dhënë përgjigje, por gazetarët nuk e kanë pasqyruar versionin e saj.

Pjesë nga replikat në Kuvend:

Ina Zhupa: Një hetim ka nxjerrë në dritë, në AbcNews u transmetua se si fondet e start up-eve ishin dhënë në bazë preferencash e në konflikt të pastër interesi.

Edona Bilali: Zonja Zhupa, ajo që bëtë ju, ishte të përmendnit censurën e medias në fjalë, e dini ju që censurën e ka pikërisht rasti që ju përmendni? Kjo sepse përfituesit të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga ju, rezultuan fitues që janë simpatizantë të kësaj force, të asaj force, të të gjithëve ktu në sallë. Kur u atakuan, këta përfitues kanë treguar të vërtetën në komente dhe videoja u hoq. U hoqën të gjitha komentet dhe u fshi videoja. Video u publikua sërish dhe sulmi u përsërit sërish. Më vonë u ndoq strategjia tjetër, duke bërë bllok. Rezultati ky ishte, filluan të bënin vetëm block, block, block. Ju inkurajoj ta shqyrtoni. Për procesin në fjalë do të flas sapo të kemi raportin e plotë transparent. Media në fjalë na ka dërguar pyetje dhe ka marrë përgjigje për të gjitha, por asgjë nga ato nuk kishte në emision. Ju si e re që jeni nuk duhet të kapni gurin në emër të censurës, për ata të rinj që u shigjetuan në atë emision. Njerëzit u shënjestruan për arsye politike.

Ina Zhupa: Unë iu referova hetimit të medias, të AbcNews dhe katër rasteve, nuk dua t’i përmend tani, por kemi djalin e kryetarit të FSHZ, SkyTech, e të tjerë, e të tjerë. Fakti që ata e kanë thënë me zë e figurë dhe më pas bllokohet nga rrjeti mediatik tregon që ka pas një presion ndaj ju. Nëse e njëjta media mbyll emisionin Log, dhe tashmë thotë që është ndaluar emisioni Piranja të hedhë videon në Youtube që mos të shikohet, ju duhet të ktheni përgjigje me fakte dhe prova. Ju këtu nuk mund të vini duke atakuar emisionin apo median, ju duhet të vini me prova dhe fakte konkrete për të treguar se çfarë ka ndodhur që ta dëgjojmë të gjithë ne dhe qytetarët.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version