Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dëshiron të largohet nga posti i tij këtë vjeshtë. Kështu deklaroi zëdhënësja e tij Oana Lungescu, e cila u shpreh se Stoltenberg pas 9 vitesh në detyrë nuk ka ndërmend të kërkojë zgjatje të mëtejshme të mandatit të tij.

Gazeta gjermane Welt am Sonntag bëri të ditur se mandati i Stoltenberg do të zgjatej sërish pasi aleanca kërkonte të ruante stabilitetin gjatë luftës në Ukrainë. Ende nuk dihet se kush do ta pasojë Stoltenberg, por besohet se kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace janë ndër kandidatët kryesorë për postin, raportojnë mediat.

Stoltenberg, një ekonomist dhe një ish-udhëheqës i Partisë Laburiste të Norvegjisë, iu zgjat mandati i tij në NATO vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë. Përpara se të merrte këtë post ai ka shërbyer si ministër i Financave, ministër i Energjisë dhe si Kryeministër i Norvegjisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version