Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 0-1 në Berat ndaj Tomorit, e vlefshme për javën e gjashtë në Kategorinë e Parë.

Një ndeshje me plot tension ishte kjo në Berat ku nuk kanë munguar as përplasjet mes njëri-tjetrit, ku veçohet një moment mes Alinanit dhe Liços dhe me të dyja skuadrat që u munduan të ulnin gjakrat.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi i korçarëve, Belajdi Pusi me anë të pikës së bardhë të penalltisë në minutën 45+2′.

Me këtë rezultat, Skënderbeu arrin fitoren e tretë radhazi në kampionat duke ndarë përkohësisht vendin e parë me Dinamon në kuotën e 11 pikëve, ndërsa beratasit e drejtuar nga Klodian Arbëri ndodhen në vendin e 11 me 5 pikë të grumbulluara.

TOMORI 0-1 SKËNDERBEU

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version