Shtatë persona u vranë një ditë më parë nga një grup i armatosur. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbasdites në parkun ujor La Palma.

Viktimat janë tre gra, tre burra dhe një fëmijë shtatë vjeçar, ndërsa një person ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas pronarit të qendrës ujore, “individë të armatosur” mbërritën rreth orës 16:30 me orën lokale për të “kryer sulmin”. Sulmuesit u nisën drejt një grupi personash, plaçkitën një biznes dhe morën kamerat e sigurisë.

Garda Kombëtare dhe policisia shtetërore e lokale nisën një operacion me mbështetjen e patrullave të shumta dhe një helikopter që kontrollonte rrugët e komunikimit nga ajri për gjetjen e autorëve

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version