Telekomi i Kosovës ditën e sotme, ka rënë pre e sulmeve kibernetike gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e shërbimit të internetit që nga ora 8 e mëngjesit.

Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar për KOHËN, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë pre e sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi.

Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version