Shpërthimi i një makine bombë, goditi një furgon policie të blinduar në Turqinë juglindore të premten, duke plagosur nëntë persona dhe duke ringjallur frikën për trazira të reja në rajonin kryesisht kurd.
Tetë oficerë policie dhe një person tjetër u plagosën në sulmin pranë qytetit të Dijarbakirit, tha zyra e guvernatorit lokal.
Të nëntë personat u dërguan me urgjencë në spital si “masë paraprake”, ndërkohë që në një deklaratë për mediat policia bën me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
Imazhet televizive treguan dhe një autobus të dëmtuar rëndë në pjesën e bagazheve. Mbetjet e shpërthimit të një automjeti më të vogël qëndronin aty pranë.
Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm për përgjegjësinë.

Forcat e sigurisë u dërguan menjëherë në rajon duke nisur një hetim në shkallë të gjerë.
“Kishte një shpërthim rreth orës 05:10 në një automjet të parkuar teksa një makinë policie po kalonte aty për të shkuar për të punuar në Dijarbakir”, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.
“Si masë paraprake, miqtë tanë të policisë janë dërguar në spital dhe janë bërë ekzaminimet ambulatore.
“Dy personat që konsideroheshin si autorë të ngjarjes janë dërguar në mbajtje”, shtoi ai.