Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një tren në veri të Gjermanisë, tha Policia.

Policia gjermane tha se sulmuesi i dyshuar është kapur nga autoritetet.

Sulmi ndodhi në një tren që po udhëtonte midis qytetit të Hamburgut dhe Kielit, thanë autoritetet.

Policia po kryen hetime në stacionin e trenit në Broksted, tha kompania e trenave të Gjermanisë, duke shtuar se disa shërbime midis Hamburgut dhe Kielit janë pezulluar.

Treni po udhëtonte midis këtyre dy qyteteve, kur një pasagjer nisi të sulmonte me thikë njerëzit e tjerë, raportuan mediat gjermane.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version