Ditën e sotme dolën para gjykatës së Tiranës anëtarët e fisit të Rrajave që dhunuan tre ditë më parë banorët e e Borizanës.

Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj nga fisi i Rrajave dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi rrahja barbare, u paraqitën para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, kërkesë e cila u pranua nga Gjylata. Pronari i akuzuar për mos kallëzim krimi u la në detyrim paraqitje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version