Ndeshja për Superkupën e Kosovës është zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin “Titanic Deluxe” në Belek të Turqisë. Përballë u vunë Ballkani, kampionia në fuqi e Kosovës dhe Llapi, fitues i Kupës së Kosovës.

Ndërkohë që në minutën e 62-të, Lumbardh Dellova shënoi 1-0, golin e vetëm të ndeshjes së fituar nga skuadra e Suharekës, e cila merioi edhe Superkupën e Kosovës. Ballkani, i drejtuar nga trajneri Ilir Daja, ka regjistruar një tjetër sukses historik, duke e fituar për herë të parë Superkupën e Kosovës.

Mirëpo, fundi i kësaj ndeshje ishte përplot me tension. Gjithçka nisi nga një përplasje mes Francisco Riveras dhe Lumbardh Dellovës. Pastaj u përfshinë edhe Alef Firmino e Lindon Emërllahu, teksa gjyqtari ndau edhe dy kartonë të kuq. Por gjithsesi, fusha e stadiumi në Belek u kthyer në një ring boksi, ku u përfshinë edhe lojtarët e të dy pankinave.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/01/kosove.mp4
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version